Aktorja Arta Elezaj ka rrëmbyer vëmendjen që me paraqitjen e saj të parë në hit serialin “O Sa Mirë”.
Në rolin e ‘Xhakartës’, ajo arriti të bëhej një nga femrat më të pëlqyera të serialit.
Jemi mësuar ta shohim gjithmonë si një kaçurrele atraktive, por kësaj radhe ajo ka vendosur të ndryshojë ‘look’.
Në fotografinë e fundit, ajo ka befasuar fansat teksa është shfaqur me flokë të drejta dhe mjaft tërheqëse.
E veshur me një këmishë të hapur, ajo vuri në pah gjoksin atraktiv, teksa fundi i shkurtër i vinte mjaft mirë në pah edhe këmbët seksi.
Përveç pjesëmarrjes në serial, Arta ka arritur të bëhet pjesë edhe e shumë kampanjave reklamuese.
“O Sa Mirë” do të fillojë me sezonin e ri në shtator, ndërsa ende nuk janë konfirmuar emrat që do të vazhdojnë të jenë pjesë e tij. /Telegrafi/