Site icon Telegrafi

Ndryshe nga Princi William, UEFA shpjegoi pse Erdogan nuk u shfaq në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv

Më shumë se dhjetë milionë shikues e ndoqën ndeshjen mes Holandës dhe Turqisë në RTL gjermane, por asnjëra kamerë nuk e shfaqi Recep Tayyip Erdogan në transmetim të drejtpërdrejtë.

Ndryshe nga Princi William, i cili u shfaq gjatë fitores së Anglisë, presidenti turk nuk u shfaq gjatë ndeshjes në stadiumin Olimpik të Berlinit.

Gazetarët e Bild i dërguan një letër RTL dhe i pyetën se pse njeriu i parë i Turqisë nuk u shfaq në transmetim direkt.

“Ne marrim sinjalin që transmetojmë nga UEFA”, u përgjigj shkurt RTL, pas së cilës Bild kontaktoi edhe UEFA-n.

Ata kanë marrë një përgjigje nga UEFA se tribuna VIP me Erdoganin është shfaqur në televizion pas intonimit të himneve kombëtare para fillimit të ndeshjes.

Në këtë mënyrë ata shmangën polemika të mëtejshme nga çatia e futbollit evropian për temën se pse njeriu i parë i Turqisë nuk u shfaq në transmetimin direkt në RTL gjermane.

Lexo po ashtu Erdogan u fut në dhomën e zhveshjes së Turqisë pas eliminimit nga Euro 2024, pati disa fjalë për lojtarët dhe trajnerin Montella

Meqë ra fjala, Erdogan mbrojti organizatën Grey Wolves, e cila është e ndaluar në Gjermani, ndaj kjo është ndoshta një nga arsyet pse nuk u shfaq në transmetim.

Kujtojmë, Holanda mundi Turqinë me rezultat 2-1 dhe në gjysmëfinale do të luajë kundër Anglisë. /Telegrafi/

Exit mobile version