Telegrafi

Ndryshe nga këngëtarët e tjerë, Poni vendos të vizitojë molierët: Respekt për punën tuaj të vështirë

Foto: Poni/Instagram

Këngëtarja e njohur labe Poni aktualisht ndodhet në Mbretërinë e bashkuar.

Ajo ka shkuar atje pak ditë pasi publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me Ikrenc Hykën, këngën “Dashni e vjetër”, e cila u prit mirë nga publiku.

Poni është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur nga fansat e saj.

Foto: Poni/Instagram

Ndryshe nga ç’mund të bëjnë shumica e kolegëve të saj që promovojnë luksin, ajo kësaj here ka vendosur të shprehë mirënjohje për disa punëtorë krahu.

Në imazhet që ajo ndan me fansat, Poni shfaq dy molierë teksa lyejnë nën ritmet e këngës së saj.

Foto: Poni/InstaStory

“Respekt për ju dhe punën tuaj të vështirë”, janë fjalët e këngëtares të publikuara në Instagram.

Duket se këngëtarja ka shprehur dëshirën të solidarizohet me personat të cilët nuk bëjnë një punë të lehtë për të fituar bukën e gojës, teksa ka shprehur mirënjohje për ta. /Telegrafi/