Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit, nuk ka votuar pro Projektligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ky Projektligj nuk është miratuar për shkak të kuorumit.
Në momentin e hedhjes në votim, Konjufca ka qenë i vetmi që ka abstenuar, për dallim nga deputetët e LVV-së që votuan pro.
Prezent në sallë ishin 61 deputetë, ndërsa pro projektligjit votuan vetëm 45 deputetë, teksa opozita nuk mori pjesë fare në votim derisa gjatë seancës kërkuar tërheqjen e këtij Projektligji.
Videon e momentit të abstenimit të Konjufcës mund ta shikoni KËTU. /Telegrafi/