Site icon Telegrafi

Ndotje enorme në Maqedoni, interes i ulët i deputetëve për ndotjen

Foto ilustrim

Ndotja enorme, protestat e vazhdueshme dhe reagimet e qytetarët nuk bënë që deputetët të hapin debat serioz për këtë problem të madh me të cilin qytetarët nga gjithë qytetet e vendit përballen çdo ditë. Salla në Kuvend ishte gati e zbrazur, ndërsa në debat pas informacionit për ndotjen që e përcollën deputetët e OBRM-PDuKM-së, nuk mori pjesë askush nga Ministria e ekologjisë e as nga institucionet tjera kompetente shtetërore. Deputetja e DOM, Liljana Popovska, tha se Inspektorati për mjedis jetësor nuk punon asgjë dhe se edhe korrupsioni ka bërë pjesën e vetë në ndotjen enorme.

Përderisa çdo ditë radhitemi në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë, në vend që të kërkohet zgjidhje për këtë problem, deputetët e pushtetit dhe opozitës me akuza të ndërsjella, përplasje dhe matje se në cilën kohë ndotja ka qenë më e lartë.

Nga Organizata botërore e shëndetësisë dolën me hulumtim se shtatë milion njerëz në vit vdesin nga ndotja e ajrit. Nga grupi i pavarur i deputetëve, që gjithashtu nuk morën pjesë në debat, në konferencë për media paralajmëruan se do të propozojnë zgjidhje ligjore me masa të caktuara. Dje zv.ministri, Jani Makraduli, mohoi se Shkupi vazhdimisht është mes pesë qyteteve më të ndotura dhe tha se nuk janë të sakta të dhënat nga matja e ajrit të marra nga, siç tha “Ali Express” instrumentet për matje. Për ndotjen, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, thirri edhe seancë të Këshillit të sigurisë, ndërsa u mbajtën edhe disa protesta. Organizatat joqeveritare dorëzuan edhe kërkesa konkrete mes të cilave edhe ndalës për importin e mbeturinave që përdoren si karburant dhe kallëzim penal për OHIS, por deri më tani asnjë kërkesë nuk është përmbushur. OJQ-të paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestat edhe këtë vit./TV21/

Exit mobile version