Telegrafi

Ndotje e lartë e ajrit në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë

Alamri i ndotjes së ajrit është ndezur sërish dhe masat për uljen e ndotjes janë shpallur në Bashkinë e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Matjet më të reja tregojnë prani mbi 200 mikrogram për metër kub grimca PM10 në disa komuna të Bashkisë së Shkupit. Në Lisiçe arriti deri 605 mikrogram për metër kub grimca PM10.

Përveç rajonit të Shkupit, ndotje e lartë mbretëron edhe në Kumanovë dhe Tetovë, ku matjet më të reja tregojnë prani prej mbi 200 mikrogram për metër kub grimca PM10./Telegrafi/

*Foto Ilustrim