Ajri në Maqedoni në 24 orët e fundit ka qenë ekstremisht i ndotur, ndërsa qytetarët në rrjetet sociale kanë reaguar dhe kërkojnë të ndërmerren masa urgjente kundër ndotjes.
Në kryeqytet ndotja ka qenë më e madhe, ku grimcat PM10 më të koncentruara kanë qenë në Lisiçe, Karposh, Qendër, Gazi Babë dhe Milladinovci, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndotja e lartë ka qenë edhe në qytetet tjera të shtetit, ku në Tetovë janë matur 294 mikrogram në metërkub të grimcave PM10, Manastir 229, Kërçovë 257, Strumicë 485, Kumanovë 251, Koçan 121./Telegrafi/