Site icon Telegrafi

“Ndotja nga deponia Drislla, nuk i tejkalon vlerat mesatare”

Substancat ndotëse në ajër nga furra për djegien e mbeturinave mjekësore në deponinë “Drislla” nuk i tejkalojnë vlerat mesatare. Këtë e konstatoi Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor dhe inspektorati kompetent shtetëror për mjedis jetësor, pas matjeve të kryera.

Ata kryen ekspertizë në monitorimin e brendshëm të emetimit të gazrave nga oxhaku i furrës për djegien të mbeturinave mjekësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas rezultateve të marra nga laboratori i akredituar nga gjashtë qershori dhe katër korriku të këtij viti nga raportet e matjeve të monoksidit të karbonit, dyoksidit të karbonit, oksideve të azotit, dyoksidit sulfurik dhe pluhirit, emisionet nuk i tejkalojnë vlerat mesatare”, thuhet në kumtesën nga Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor.

Nga atje informojnë se vazhdimisht e ndjekin punën e deponisë “Drislla” dhe të furrës për djegien e mbeturinave mjekësore.

Exit mobile version