Site icon Telegrafi

Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e qytetarëve, IKSHP jep rekomandime si të mbrohemi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka alarmuar lidhur me problemet shëndetësore që mund të kenë qytetarët për shkak të ndotjes së ajrit.

IKSHP thekson se sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole i cili vërehet gjithandej, e që po kërcënon shëndetin e qytetarëve.

“Vlerat e PM2.5 gjatë dimrit pritet të jenë disa herë mbi vlerat normale. Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit”, thuhet në njoftim.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet, raporton Telegrafi.

IKSHP thekson se këtë situatë shqetësuese do ta rëndojnë edhe më shumë ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave që do ta vështirësonte edhe më shumë ndotjen e ajrit si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jokualitative që po përdorin qytetarët.

Duke analizuar situatën aktuale dhe parashikimi se edhe sivjet do të ballafaqohemi me të njëjtën gjendje të ndotjes së ajrit, Instituti Kombëtar, propozon:

Masa strategjike:

Masa specifike:

Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën) kur ajri ka vlera të larta të ndotjes 

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratorë do të jetë shqetësuese. /Telegrafi/

Exit mobile version