Sipas aplikacionit “Ajri im” shkupjanët për 11 ditë kanë thithur ajër që niveli i ndotjes ka tejkaluar kufijtë e normale.
Për shkak të kësaj, qytetarët sot do të protestojnë përpara Qeverisë së Maqedonisë në ora 12:00. Në ngjarjen “ngrituni për ajër të pastër”, i cili është ndarë në rrjetin social “Facebook”, thuhet se protesta është qytetare.
“Protesta nuk është e organizuar nga parti politike, është e organizuar nga qytetar, prej të gjithë neve që thithim ajër të ndotur”, thuhet në thirrjen e protestës.
Aktivistët për ndotjen e ambientit jetësor, gjithashtu i kanë thirrur prindërit që të mos i lëshojnë fëmijët të shkojnë në shkollë më 20 dhjetor (e mërkurë) në shenjë proteste ndaj ndotjes së ajrit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, për këtë iniciativë tha se është e “motivuar politikisht”./Telegrafi/