Akoma asnjë epilog nga padia që Organizata Joqeveritare “Eco Guerila”, e ka ngritur që para një muaji kundër ndotësve të ajrit dhe vet shtetit, i cili sipas tyre ka obligim kushtetues që qytetarëve t’ju siguroj mjedis të pastër. Për këtë nga Eco Guerila por dhe ambentalistët kritikojnë për neglizhencë Gjykatat, të cilat sipas tyre nuk shqyrtojnë në kohë padit e parashtruara.
“Çështja është e gjykatës që në këtë pikë tregohet jo serioze sepse, ajo ka për obligim që menjëherë ti ndërmerr gjitha veprimet mirëpo edhe unë jam në njohuri të asaj se janë hedh poshtë trajtimet e rasteve apo padive të këtilla. Kjo rezultoi që tek ne të formohet një prokurori e veçantë si rezultat i asaj se nuk funksiononte prokuroria e rregullt”, deklaroi Afrim Osmani.
Ndërkohë mjekët ngrenë alarmin, duke theksuar se nëse nuk merren masat e menjëhershme kundër ndotjes atëherë kjo do i kushtojë shumë në të ardhmen Maqedonisë.
Këto komente u bënë në debatin e sotëm të organizuar nga Eco Guerilla, në temën “Ndotja dëmton rëndë shëndetin – kërkoni dëmshpërblim”.