Site icon Telegrafi

Ndotja e ajrit në Tetovë do të matet nga tre stacione lëvizëse

Nga muaji i ardhëshëm, ndotja e ajrit në Tetovë do të matet nga tre stacione të lëvizshme, projekt në të cilin është duke punuar Instituti për mjedis jetësor pranë Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Darko Spirovskit nga ky institut, nuk mund të fitohen të dhënat e sakta të ndotjes së ajrit në Tetovë vetëm me një stacion matës, ndërkaq nëse matet në më shumë vende, atëherë të dhënat janë më të sakta.

Nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinorë, që janë ndihmësit financiar të projektit, thonë se janë duke punuar vazhdimisht në plan të uljes së ndotjes së ajrit dhe të zbulimit të burimeve të ndryshme të ndotjes, si edhe në përgatitjen e masave të duhura për uljen e saj./Telegrafi/

Exit mobile version