Site icon Telegrafi

Ndotja e ajrit në Shkup, qytetarët thanë atë çka menduan

Pas thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov që qytetarët të jenë prezent në ambientet e Këshillit Komunal për të dhënë ide për ndotjen e ajrit në kryeqytet dhe zgjidhje se si mund të parandalohet ky sulm ekologjik, mbi 50 qytetarë u shfaqën për të dhënë këshillat që ata mendonin se janë të nevojshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Këshillat e qytetarëve ishin si vijon:
-Ndalim të ndërtimtarisë nga muaji nëntor e deri në shkurt,
-Industria të rrallojë punën nga muaji nëntor e deri në shkurt,
-Të mos përdoret qymyri si mjet djegës,
-Kompanitë që shesin drunj të mundësojnë mbulimin e tyre pasi drunjtë e lagur digjen më rëndë dhe krijojnë shumë tym e kjo e ndot qytetin,
-Transport publik pa pagesë nga muaji nëntor e deri në shkurt dhe si masë tjetër që është propozuar
-Parking pa pagesë për pjesë të ditës nga muaji nëntor e deri në shkurt.

Shilegov ju premtoi zgjidhje të mënjëhershme qytetarëve pasi ajri i ndotur dëmton shëndetin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version