Telegrafi

Ndotja e ajrit në Shkup përsëri në nivel alarmant

Niveli i ndotjes së ajrit në Shkup edhe sot është mbi normat e lejuara.

Qytetarët e Shkupit përsëri thithin grimcat kancerogjene PM 10, ku stacionet matëse të ndotjes së ajrit edhe sot tregojnë prani të lartë të grimcave PM10 në ajër.

Niveli më i lartë i ndotjes është regjistruar në lagjen Lisiçe dhe Rektorat. Shkupi ka një kohë të gjatë tashmë që radhitet e para në listën e vendeve më të ndotura në botë.