Banorët e Shkupit gjatë ditëve të fundit kanë thithur ajër të ndotur. Koncentrimi i grimcave PM10 sipas matjeve të Ministrisë së Ambientit Jetësor, të shtunën kanë arritur deri 426 në Lisiçe.
Edhe në stacionet tjera matëse janë matur prani e madhe grimcave të dëmshme në Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së djeshme, në Qendër grimcat e dëmshme kanë arritur deri 230 mikrogram, 361 në Gazi Babbë, 295 në Karposh, 596 në Lisiçe dhe 532 në Rektorat.
Qeveria e Maqedonisë më herët ka miratuar disa masa të cilat zbatohen në rast se koncentrimi i grimcave të dëmshme arrin mbi 200 mikrogram./Telegrafi/