Ndotja e ajrit në Prishtinë vazhdon të jetë shqetësuese, nëse kësaj i kontribuon në masë të madhe përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse, termo-elektranat, veturat e vjetra etj.
Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, disa pjesë të Prishtinës cilësia e ajrit është në shkallën 190, 182 e që është e rrezikshme për shëndetin.
Sot gjatë ditës në lagjen Pejton është parë duke dalë tym nga një objekt banimi, duke ndikuar kështu në ndotjen e ambientit.
Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ditë më parë ka njoftuar se presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje. /Telegrafi/