Në pjesën veriore të vendit ndotja e ajrit është me e theksuar.
Qyteti i Tetovës është në krye të listës për nga ndotja e ajrit, ndërsa ndotje mesatare sonte ka Shkupi, Koçani dhe Strumica, njofton Telegrafi Maqedoni.
Si qytete me ndotje më të vogël janë qyteti i Gostivarit, Kërçovës, Velesit dhe Kavadarit.
Sipas aplikacionit ‘Ajri im’, pas Tetovës si qytet më i ndotur në Maqedoni për momentin vijon Kumanova ndërsa sot gjatë ditës Strumica ishte në vend të parë./Telegrafi/