Site icon Telegrafi

Ndotja e ajrit në Maqedoni arrin përsëri nivele shqetësuese, Tetova sërish radhitet e para

Stacionet matëse të Ministrisë së mjeditist jetësor dhe planifikimit hapësinor kanë regjistruar nivel alarmues të ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më keq është situata në qytetin e Tetovës, pastaj në Kumanovë, Karposh, Gazi Babë dhe Manastir. Në këto qytete është konstatuar nivel i lartë i grimcave PM10 dhe PM 2.5.

Alsat-M bën të ditur se qytetarët kanë mendime të ndryshme për faktorët që ndikojnë në ndotjen e ajrit, megjithatë njëzëri kërkojnë që organet përgjegjëse të marrin masa urgjente për një zgjidhje afatgjate të këtij problemi.

Një pjesë e qytetarëve fajin ua lënë fabrikave të cilat punojnë pa vendosje të filtrave dhe kërkojnë nga komunat që të ndërmarrin masa konkrete.

Megjithë disa masa të ndërmarra, shteti ende nuk ka zbatuar masa për një zgjidhje afatgjate të problemit të ndotjes së ajrit./Telegrafi/

Exit mobile version