Sipas matjeve të fundit të stacioneve matëse nëpër qytetet e Maqedonisë, shumica e qyteteve janë të ndotura.
Qyteti më i ndotur sonte është Strumica me 480 PM10, që është 10 herë më shumë nga ajo e lejuara, ndërsa më pastaj Manastiri me 308 PM10, Gostivari me 262, Kavadari me 256, Tetova me 233 si dhe qytet tjera që kanë tejkaluar kufirin e 50 PM10, njofton Telegrafi Maqedoni.
Problemi i ndotjes së ajrit ishte problem edhe në vitin e kaluar, ku Shkupi për disa herë u shpall si qyteti më i ndotur në Evropë dhe në mesin e qyteteve më të ndotura në botë.
Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se problemin e ndotjes së ajrit e kanë vendosur në prioritet qeveritar ndërsa nga opozita akuzojnë se Qeveria nuk ndërmerr asgjë për ta përmirësuar gjendjen e ajrit./Telegrafi/