Site icon Telegrafi

Masat e rrepta të sigurisë: Lojtarët izraelitë kryejnë stërvitjet në katin e 23-të të hotelit!

Të gjithë kanë mbetur të befasuar me masat e jashtëzakonshme që i ka marrë policia në prag të ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, por duket se kjo kombëtare është mësuar tashmë me të tilla situata.

Në pamundësi për të zbritur në terrene sportive, futbollistët e kësaj përfaqësuesej kanë kryer ushtrime në katin e 23 të hotelit ku ishin të akomoduar në Tiranë.

Lexo po ashtu Fomacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Izraelit (Foto)

Fotografia me futbollistët duke u stërvitur është publikuar nga Federata e Futbollit të Izraelit në Facebook.

“Kjo është stërvitja e mbajtur më lart se asnjëherë tjetër. Kati 23, Tirana, me një pamje mahnitëse dhe shi”, shkruan në përshkrim. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version