Ajo është duke kaluar disa pushime fantastike me shoqërinë dhe të dashurin e saj Romain Gavras, në Ibiza.
Rita Ora në një moment rrezikoi të vë në pah më shumë se që duhet, pasi veshja e saj në një moment nuk funksionoi siç duhet gjatë një nate ahengu, shkruan DailyMail.
Këngëtarja, 29 vjeçare, shfaqi figurën e saj të ngecjes, kur fustani i saj i zi ishte lëshuar lirshëm dhe zbuloi trupi ne saj me bikini.
Ylli me prejardhje nga Kosova tregoi krahët dhe këmbët e saj të tonifikuara në këtë fotografi.
Për aksesorë, Ora kishte vënë një tufë gjerdanësh prej ari, së bashku me një palë vathë të po të njëjtit material.
Duket qartë nga disponimi se fotografia dukej se ishte shkrepur nga një prej miqve të Ritës, me të cilët ajo shijoi një tjetër natë të këndshme gjatë pushimeve në ishullin Balearic.
Krijuesi i hitit “How To Be Lonely” e publikoi fotografinë në Instagram dhe shkroi në mbishkrimin e saj: “Ndonjëherë thjesht duhet të qeshësh”.
Rita përndryshe do të përballet me 14 ditë karantinë kur ajo kthehet në Mbretërinë e Bashkuar pasi qeveria mori këtë vendim për ata që kthehen nga Spanja, si masë preventive për virusin COVID-19.
Bukuroshja bjonde po vazhdon të shijojë gjatë pushimeve lidhjen e saj të re me greko-francezin 39 vjeçar, Romain Gavras. /Telegrafi/