Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, duket se ka vendosur që me vonesë të festojë Halloweenit.
Kjo pasi tetë ditë pasi ka përfunduar festa, 32-vjeçarja ka publikuar një sërë fotografish në rrjetin social Instagram, duke treguar shndërrimin e saj për natën e shtrigave.
Ajo ka vendosur që për këtë festë të maskohet si Fiona e famshme e Shrekut, gjersa burri i saj, regjisori Taika Waititi, është maskuar si vet Shreku.
“Energjia e Halloweenit nuk është zbehur dhe ajo duket mirë në të gjelbër! Faleminderit AirBnb dhe Brian Chesky për këtë udhëtim të paharrueshëm në moçal”, shkroi Rita në mbishkrimin e fotografive.
Rita përndryshe aktualisht është duke shijuar suksesin e albumit të saj më të fundit, “You and I”, të cilin e nxori në shitje këtë vit.
Ajo gjithashtu ka realizuar së fundmi një partneritet me shtëpinë e famshme të modës, “Primark”, me të cilën ka sjell një koleksion të veçantë vjeshtë/dimër. /Telegrafi/