Site icon Telegrafi

Ndonëse në shi, familja e Ronaldos shijojnë shëtitjen me jahtin luksoz në brigjet e Italisë

Ata kanë qenë duke shijuar një festë të njomur nga dielli me fëmijët e tyre në fshatin italian Portofino.

Dhe Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez nuk e lanë shiun të zbehë daljet e familjes në jahtin e tyre luksoz në vlerë prej 5.5 milionë dollarësh (4.46 milionë euro) të hënën.

Sulmuesi i Juventusit, 35 vjeçar, dhe modelja, 26 vjeçare, dukeshin të qetë ndërsa argëtuan veten, ndonëse moti ishte i dobët gjatë kësaj dite, shkruan DailyMail.

Georgina dukej sportive ndërsa doli jashtë e veshur me një palë tuta me kapuç, që i dhanë një dukje mjaft atraktive.

Ajo tregoi bukurinë e saj natyrale, duke u shfaqur pa makijazh.

Ndërsa Cristiano duket se ndiqte këshillat e së dashurës së tij për modën, pasi edhe ai dukej mjaft në trend i veshur me një bluzë të thjeshtë gri mbi pantallonat Gucci.

Gjatë shëtitjes së tyre, Georgina u pa duke u mbështetur në kuvertë për të bërë një fotografi të ujërave që po përballeshin me shiun.

Jahit luksoz në të cilin familja po kalojnë pushimet përmban pesë kabina, gjashtë banjo, dy zona relaksimi, një sallë pritjeje të madhe, një dhomë ngrënie dhe një kuzhinë bashkëkohore.

Në qershor, Georgina edhe një herë nxiti thashethemet se çifti janë fejuar ndërsa ajo publikoi një fotografi të saj duke marrë rreze dielli në jaht, ndërsa tërhiqte vëmendjen me një unazë masive prej iamanti në gishtin e saj të dasmës.

Mirëpo burimet pranë çiftit pretendojnë se ata ende nuk kanë vendosur për një ceremoni zyrtare, ndonëse u bënë vite që janë bashkë. /Telegrafi/

Exit mobile version