Telegrafi

Ndodhi e pazakontë, Koke bëri një ‘selfie’ me tifozin e Atletico Madridit përpara se të godiste rivënien këndore

Kapiteni i Atletico Madridit, Koke bëri një ‘selfie’ me një tifoz në mes të ndeshjes së klubit të tij kundër Numancia të mërkurën mbrëma.

Atletico fitoi me rezultat 4-0 në Estadio Municipal de El Burgo de Osma, me golat e shënuara nga Thomas Lemar, Angel Correa, Geoffrey Kondogbia dhe Matheus Cunha.

Por, momenti më i mirë i lojës erdhi në pjesën e dytë kur 30-vjeçari Koke iu kërkua të bënte një foto me një mbështetës.

 

Mesfushori ishte gati të godiste një rivënie këndore nga krahu i djathtë kur tifozi u afrua për t’i kërkuar një fotografi.

Nuk kishte pothuajse asnjë pjesëtar i sigurimit i pranishëm dhe me të vërtetë vetëm tifozët qëndruan dhe u ulën në afërsi të fushës.

 

Koke kishte ecur mbrapa dhe po përgatitej të godiste topin, por me kënaqësi pranoi të bënte një ‘selfie’ të shpejtë, përpara se të vazhdonte lojën.

Lexo po ashtu “CR7 nuk është i mirëpritur”, tifozët e Atletico Madridit shfaqin pankartën që tregon se nuk e duan Ronaldon

Për një miqësore, kjo ishte një ndeshje e mbushur me ngjarje.

Tifozët e Atleticos shfaqën një pankartë që nuk miratonte një lëvizje të mundshme për Cristiano Ronaldon, të cilin ata ende e urrejnë nga koha e tij në Real Madrid. /Telegrafi/