Telegrafi

Ndodhen në vendin e fundit pas shtatë xhirove, Batatina thotë se do të rikthehen fuqishëm

Llapi është skuadra që ka befasuar më së shumti këtë fillim edicion në BKT Superligë, por për të keq.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina në shtatë xhirot e para ende nuk e ka shijuar fitoren, duke marrë tri barazime e katër disfata.

Pa marrë parasysh kësaj nisme të dobët, trajneri Tahir Batatina ka premtuar se do të rikthehen fuqishëm tek rezultatet pozitive.

Tekniku llapjan ka shkruar në faqen zyrtare se kanë një super skuadër dhe se në fund do ta fitojnë luftën.

“Sfidat që na përcjellin rrugës na bëjnë më të fortë. Ne do të rikthehemi edhe më fuqishëm sepse jemi një super skuadër dhe një familje e bashkuar në krah me njëri-tjetrin”.

“Dorëzimin nuk e njohim, betejat i zhvillojmë dhe luftën në fund do ta fitojmë. Në fund fitojnë ata që durojnë”, shkroi Batatina.

Në kuadër të xhiros së tetë në Superligë, Llapi do të pres Dukagjinin. /Telegrafi/