Hamshori hollivudian, Johnny Depp, deri më tani është treguar i rezervuar me komentet e tij rreth gruas së ndarë, Amber Heard.
Mirëpo, një veprim i tij i bërë së fundmi, flet më shumë se njëmijë fjalë. Aktori e ka ndryshuar tatuazhin, të cilin ia kishte dedikuar aktores kur ishin në kulmin e dashurisë.
“SLIM” ishte tatuazhi dedikuar Amberit që tash e ka ndërruar në “SCUM” që në shqip do të thotë ‘llum’ apo ‘zhul’.
Kjo nuk është hera e parë që Depp detyrohet ta ndërrojë një tatuazh kushtuar ndonjë femre, me të cilën ka qenë në lidhje.
Gjatë kohës sa ishte në lidhje me Winona Ryder, ai kishte shkruar në trup “Winona Forever” (Winona përgjithmonë), për ta ndërruar pastaj në “Wino Forever” (Verë përgjithmonë). /Telegrafi/