Kevin Edmond që nga fillimi i këtij reality shou ka shprehur një pëlqim për banoren Ana Ejupi.
Megjithatë, edhe nga kjo e fundit mori një konfirmim, por që duket se gjërat u ndërprenë me mesazhin që mori nga familja.
Ata kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit, por kanë kërkuar që të jenë vetëm miq të mirë.
E mbrëmë në shtëpinë e famshme u organizua një festë, ku konkurrentët po festonin e kërcenin bashkë.
Pas kësaj, shumë prej tyre janë futur në pishinë me rroba dhe kanë shijuar momente të bukura.
Së bashku po qëndronin edhe Ana e Kevini, gjersa më në fund edhe shkëmbyen puthjen e parë.
Pritet të shihet se si do të shkojë kjo romancë e tyre gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/