Andi Artani dhe Gresa Hoti këtë kohë kanë qenë në vëmendje të të gjithëve për shkak të raportit që kanë krijuar brenda shtëpisë së famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Dyshja e famshme janë ndjerë prej kohësh më të afërt me njëri-tjetrin, por që deklaruan se momentalisht janë vetëm shokë.
Ka qenë modelja e njohur që është shprehur në disa raste se ka një pëlqim për të, por që i ndryshon shpesh gjendja dhe se akoma nuk është e sigurt.
E derisa po qëndronin në lavanderi, Andi ia ka rrëmbyer puthjen e parë në buzë Gresës.
E më pas, Hoti i dhuron një puthje në faqe dhe fillon ta ngacmojë me disa fjalë përkëdhelëse.
Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i tyre apo çfarë do të thonë rreth kësaj.
Veç kësaj, një çift i krijuar në BBVK është edhe Getinjo me Vivienin. /Telegrafi/