Telegrafi

Ndodh për herë të parë në futboll, katër zëvendësime në finale (Foto)

Real Madrid dhe Kashima janë duke e zhvilluar finalen e Kupës së Botës për klube.

Aktualisht Real Madrid po udhëheq 4-2 falë një het-triku nga Cristiano Ronaldo dhe një goli tjetër nga Karim Benzema.

Por ajo që ra në sy në finale, ishte se dy skuadrat bënë nga katër zëvendësime.

Në fakt këto janë rregullat e reja nga FIFA, që nëse skuadrat shkojnë në kohën shtesë kanë të drejtë të bëjnë një zëvendësim më shumë. /Telegrafi/