Ishte një natë me mbikëqyrje, ku fatkeqësisht edhe gabimi më i vogël bën që të biesh “viktimë”.
E kjo i ndodhi për fat të keq Scott Disick, i cili u paraqit me një veshje mjaft dinjitoze dhe të bukur në festivalin e Kanës, por që fatkeqësisht kishte harruar zinxhirin e pantallonave hapur, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Ky gabim mendohet të ketë ndodhur për shkak se zinxhiri është thyer, pasi veshja është përgatitur për së shpejti brenda ditës, pasi kishte ateruar me aeroplan në Kanë të mërkurën në mbrëmje, pasi kishte kaluar një ditë të nxehtë me Bella Thorne.
Ish-i dashuri i Kourtney Kardashian goditi me kostumin e tij ngjyrë gri dhe me këmishën e bardhë të zbërthyer nën të.
Duke provuar se ai gjithmonë do ta ketë veten për dashuri, Scott kishte veshur një palë këpucë të kuqe, të cilat ishin të qëndisura me nofkën e tij Lord Disick.
Në dorë mbante një cigare, ndërsa në momentin kur u largua, zinxhiri i pantallonave sërish ishte i hapur, ndërsa në anën e djathtë të kostumit iu pa edhe një njollë, e cila mendohej të ishte njollë buzësh, e bërë qëllimshëm. /Telegrafi/