Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania nisi me një moment surprizues për publikun dhe banorët, pasi Gjesti dhe Egli shkëmbyen puthjen e tyre të parë brenda shtëpisë.
Ky moment ndodhi gjatë improvizimit të shfaqjes së njohur “Bells of Notre-Dame de Paris”, ku disa prej banorëve ishin zgjedhur për të interpretuar role të ndryshme.
Gjesti dhe Egli luajtën rolin e çiftit dhe, në një moment të veçantë të skenës, ata u përfshinë në një puthje pasionante, duke shënuar kështu hapin e parë publik të lidhjes së tyre romantike.
Puthja e tyre ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë, duke u ndjekur nga mijëra shqiptarë që e kanë përjetuar këtë moment si një konfirmim të afrimitetit mes dy banorëve.
Dyshja kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë dhe ndonëse kanë shfaqur afrimitet më parë, ky ishte momenti që i vulosi ndjenjat e tyre edhe para publikut.
A do të forcohet marrëdhënia e tyre pas këtij momenti, apo dinamika e lojës do të sjellë sfida të reja për çiftin? Kjo mbetet për t’u parë në javët në vijim të spektaklit. /Telegrafi/