Telegrafi

Ndodh ‘live’ në spektakël puthja e shumëpritur mes Bardhit dhe Sarës në Big Brother VIP Albania 3

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Në spektaklin Big Brother VIP Albania 3, ka ndodhur një moment i veçantë mes dy banorëve shumë të diskutuar të shtëpisë.

Bëhet fjalë për modelen dhe prezantuesen Sara Gjordeni dhe reperin nga Kumanova, Bardhi, të cilët tash e sa kohë kanë shpërfaqur një afrimitet me njëri-tjetrin.

Ata u ftuan në dhomën e rrëfimit, ku iu shfaq klipi me momentet e tyre më të bukura bashkë, gjersa u ftuan për të diskutuar mbi raportin e tyre.

Sara dhe Bardhi japin puthjen e parë në BBVA 3 (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

E teksa iu kërkua që të dhuronin puthjen e parë si çift, dyshja fillimisht u stepën dhe u ndjenë të gatshëm që ta ndajnë këtë moment me shikuesit.

Lexo po ashtu Rike Roçi bën gjestin e pahijshëm në transmetim direkt gjatë debatit me banorët në Big Brother VIP Albania 3

Megjithatë, ishte Bardhi ai i cili mori hapin e pari duke e puthur në buzë Sarën para mijëra spektatorëve në transmetimin direkt të spektaklit të së martës.

Ky ka shënuar një moment shumë romantik për dyshen, të cilët përmes kësaj puthjeje kanë konfirmuar tashmë lidhjen e tyre. /Telegrafi/