Telegrafi

Ndodh incidenti i parë, Bjordi Mezini nxirret jashtë koncertit të Bebe Rexhës

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha pritet nga momenti në moment të dalë të performojë në Tiranë.

Ndonëse në qiellin e Tiranës nuk janë kushtet optimale për një koncert, sërish fansa të shumtë janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”.

Por, edhe pse këngëtarja më famë botërore ende nuk është ngjitur në skenë, kanë nisur edhe incidentet e para.

Ish – konkurrenti i Big Brother, Bjordi Mezini nuk është lejuar nga forcat e sigurisë që të futet në ambientet e brendshme ku ndodhet këngëtarja.