Telegrafi

Ndodh edhe kjo: Vidhet makina me një arkivol dhe trupin brenda

Një makinë e zezë me një arkivol dhe një trup brenda ishte vjedhur të mërkurën në mbrëmje nga një kishë në Pasadena të Kalifornisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vjedhja ka ndodhur rreth orës 7:45 pasdite në bllokun 700 të Bulevardit Rosemead.

“Nga të gjitha vendimet e këqija që keni marrë, të paktën bëni një të mirë dhe kthejeni përsëri personin e ndjerë dhe arkivolin”, ka bërë thirrje Departamenti i Sherifit i Qarkut në Los Angeles në një cicërimë.

Siç thuhet më tej, autoritetet nuk dinë qëllimet e hajdutit ose nëse ai ose ajo e dinin se kishte një trup brenda automjetit.

Kisha ishte duke mbajtur një ceremoni për një anëtar, varrosja e të cilit është caktuar për të enjten, sipas nekrologjisë së këtij njeriu. /Telegrafi/