Telegrafi

Ndodh edhe kjo, ushtarët e dehur rusë thyejnë murin mbrojtës të aeroportit me autoblindë

Ky është momenti kur një grup i ushtarëve rusë “të dehur”, duke lëvizur me shpejtësi të madhe me një mjet ushtarak të blinduar thyejnë murin mbrojtës në aeroportin Volgograd, derisa më pas vazhduan rrugëtimin nëpër rrugë me një shpejtësi prej 90 kilometra në orë.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq mjetin e blinduar që ka edhe një mitraloz 100 mm, shkatërron plotësisht murin mbrojtës të aeroportit, transmeton Telegrafi.

Alexander Zherebtsov, 29-vjeç, alarmoi banorët e zonës duke vozitur mjetin e blinduar të tipit BMP-3 nëpër rrugët me plotë vetura civile, dhe atë me një shpejtësi marramendëse duke marrë parasysh peshën e mjetit të blinduar.

Ai madje për pak sa nuk e godet një shtëpi e cila ishte jo larg rrethojës së aeroportit ndërkombëtar të Volgogradit. E me Zherebstovin brenda në mjet ishte edhe Dmitry Nirozneskov.

E pas intervenimit të policisë ushtarake dyshja kanë përfunduar në pranga, e lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria ruse e Mbrojtjes, duke mos pranuar të tregojë nëse ata ishin vërtetë të dehur. /Telegrafi/