Telegrafi

Ndodh edhe kjo, shporta e mbeturinave shpërthen – shpëtojnë për një “fije floku” policët dhe qytetarët në metronë e New Yorkut

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në New York, ku një shportë e mbeturinave në stacionin e metrosë shpërthen dhe frikëson tej mase të pranishmit përfshirë këtu edhe dy policë.

Shpërthimi është filmuar nga një kalimtar rasti, ku shihet se si një grua që ishte me djalin e saj të vogël duke kaluar pranë shportës së mbeturinave dhe dy policë, fillojnë të vrapojnë në një zonë më të sigurt kur ndodh shpërthimi, transmeton Telegrafi.

“Për fat të mirë askush nuk është lënduar”, kanë bërë të ditur autoritetet lokale. Dy policët dhe gruaja me të birin, thonë se ndihen me fat që nuk e kanë pësuar.

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale, dhe deri më tani miliona njerëz i kanë shikuar. /Telegrafi/