Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo, një lojtar fiton titullin në Bundesliga dhe La Liga në të njëjtin sezon

Fitimi i një titulli të ligës në një sezon është mjaft i mirë dhe i vështirë për shumicën e lojtarëve, por jo edhe për mbrojtësin Alvaro Odriozola që do të marrë në duart e tij dy medalje fituese këtë sezon.

Mbrojtësi spanjoll filloi sezonin me klubin mëmë Real Madridin dhe bëri katër paraqitje në La Liga.

Sidoqoftë, ai u lejua të linte Santiago Bernabeu si huazim në kërkim të lojës në ekipin e parë në janar.

Ai dhe Reali arritën marrëveshje huazimi me gjigantët gjermanë të Bayern Munichun.

Odriozola e gjeti kohën e vështirë për lojë në Bundesliga, duke luajtur vetëm në tre ndeshje para se të përfundonte sezoni.

Pavarësisht kësaj, ai prapë mori një medalje për kontributet e tij dhe ka një shans që ai të marrë një tjetër medalje për Los Blancos pas fitimit të titullit të 34-të.

24-vjeçari shkroi një mesazh urimi për Real Madridin mbrëmë dhe tifozët ishin të shpejtë për t’i kujtuar atij se mund t’i fitojë dy medalje këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version