Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Angli, më saktësisht në Londër.
Mesfushori i Përfaqësueses angleze, Ross Barkley kishte pranuar të shkonte në vizitat mjekësore tek Chelsea.
Kampioni aktual anglez kishte arritur marrëveshje me Evertonin për transferimin e tij për 30 milionë funte.
Por pasi arriti në qendrën mjekësore Cobham dhe filloi t’i bënte vizitat mjekësorë, lojtari i ka rënë pishman.
Sipas ‘Sky Sport’, Barkley ka refuzuar të nënshkruajë me gjigantin anglez duke ndërprerë vizitat mjekësore.
Ky gjest i lojtarit është kritikuar shumë nga mediat angleze, të cilat ende nuk kanë ndonjë informatë se pse Barkley e bëri këtë gjë.
Gjithsesi tani Chelsea po tenton transferimin e Danny Drinkwater nga Leicester City. /Telegrafi/