Telegrafi

Ndodh edhe kjo: Motoçiklisti përplaset në tokë pasi dysheku i fluturoi mbi kokë (Video)

Një motoçiklistë ishte tronditur kur pa që para syve të tij po fluturonte një dyshek, derisa po ngiste me shpejtësi të madhe në një autostradë prapa një kamioni.

Dysheku për dy persona kishte qenë i vendosur në pjesën e pasme të kamionit të bardhë, por fatkeqësisht ai nuk kishte qenë i lidhur mirë, transmeton Telegrafi.

Dhe kur papritmas filloi të fryjë era, dysheku fluturoi në drejtim të motoçiklistit i cili përfundon në tokë.

Fatmirësisht, goditja me dyshek nuk ishte edhe aq e fortë, pasi motoçiklisti shpëtoi me lëndime të lehta trupore. /Telegrafi/