Për ata që duan arsye shtesë që të “shmangin” rikthimin në zyrë, hulumtuesit kanë zbuluar vendin e mbushur me baktere që gjendet në vendin e punës.
Duke analizuar hapësirën që më së shumti preken gjatë një orari të punës, janë gjetur kërpudha dhe baktere, transmeton Telegrafi.
Objekti më i kontaminuar ishte miu i kompjuterit, e në të janë gjetur 11 herë më shumë papastërti sesa në guaskën e tualetit.
Jashtë tavolinës së zyrës, kuzhina e përbashkët ka pasur më së shumti papastërti që me syrin e njeriut zor se vërehen, në veçanti ngrohësi i ujit (bakalli) dhe frigoriferi. /Telegrafi/