Një aeroplan luftarak i ushtrisë ukrainase MiG-29, ka pësuar dëme materiale kur një veturë u përplas në të, ka bërë të ditur sot ushtria ukrainase.
Forcat ajrore ukrainase kanë njoftuar se vetura është përplasur me aeroplanin, kur MiG-29 kishte shkuar për t’u parkuar në vendin e përcaktuar si avio-parking, transmeton Telegrafi.
Aty ndodhi përplasja dhe një zjarr shpërtheu, e incidenti raportohet të ketë ndodhur të enjten mbrëma, megjithatë ushtria nuk ka dhënë detaje tjera.
E mediat lokale raportojnë se aeroplani që ishte në bazën ajrore në afërsi të Kievit, është dëmtuar pjesërisht – ku është prishur motori dhe një pjesë e trupit. /Telegrafi/