Dy këngëtaret prej më të mëdha shqiptare në vitet e fundit, Dafina Zeqiri dhe Tuna, duket se i kanë tejkaluar diferencat mes tyre.
Tuna dhe Dafina kanë ri instaluar miqësinë e tyre, ashtu siç askush nuk do të besonte.
Ato përpos pëlqimeve dhe komenteve të shumta, tash duket se edhe takimet i kanë shpeshtuar.
Relacioni i tyre i rikthyer si nga koha e para disa viteve u rivendos kur Dafina uroi Tunën për lindjen e djalit.
Dafina pas kthimit në Amerikë ka pritur Tunën atje ku edhe po kalon momente kënaqësie me të dhe shoqet e tyre të përbahskëta.
Tuna shihet në një stil krejt të ri flokësh, kurse Dafina rikonfirmon miqësinë me përshkrimin e vendosur në InstaStory.
Dafina dhe Tuna kujtojmë se kanë pasur edhe një bashkëpunim me 2po2 që u bë hit, “Vibe”, një projekt që shërbeu edhe si mjet për të thumbuar njëra tjetrën në koncerte për plot publik.
Diferencat u bënë kur në një video të publikuar shumë kohë më parë Dafina ofendonte Tunën dhe personalitetin e saj, me këtë të fundit që vazhdoi këtë konflikt duke u përgjigjur me injorim dhe thumbime të vazhdueshme.
Ato madje ishin edhe konkurrente kryesore në dy turnetë e fundit veror, ku sfidonin njëra-tjetrën me koncerte dhe qasje ndaj publikut e fansave me foto përplot nga këto impiante.
Mirëpo të gjithë janë harruar si duket dhe shoqet e vjetra i kanë bërë zemrat bashkë dhe tash po kalojnë kohë të mirë së bashku. /Telegrafi/