Telegrafi

Ndodh çudia, Cozman performon me Robert Berishën, vëllain e Patrisit (Foto)

Hip hop ylli, Cozman së fundmi është i zënë me projektin e ri të tij.

Por, ai po ashtu do të performojë jashtë vendit, gjegjësisht në Lausanne të Zvicrës.

Bashkë me të do të performojë edhe Robert Berisha, vëllai i Patrisit, i cili është në lidhje me Tunën dhe kë një fëmijë.

Lidhja e Tunës dhe Patrisit erdhi pak kohë pasi këngëtarja ishte ndarë nga reperi i Babastars, në mesin e shumë polemikave mes tyre të cilat u shfaqën në media.

Nuk dihet si kanë pranuar të dyja palët që të performojnë në këtë koncert, kur dihet relacioni tejet i tensionuar mes tyre.

Megjithatë, mbetet të shihet si do të komunikojnë Robert Berisha dhe Cozman, pasi edhe më parë Roberti ka kritikuar ashpër Tunën dhe Cozyn, kur ata ishin bashkë në FenixTeam.

Ky koncert pritet të ketë vëmendje të madhe të medieve për shkak të tensionit.

Cozman ndryshe ka qëndruar në Tiranë së fundmi ku ka xhiruar klipin më të ri të tij, “Ni Nat”. /Telegrafi/