Site icon Telegrafi

“Ndjesi shumë e bukur” – banorët e Big Brother VIP Kosova të kënaqur me pajisjet e Nea Body Center

Foto: Screenshot/YouTube

Në spektaklin e natës së sotme (e hënë) është publikuar një klip i banorëve të shtëpisë më të famshme në vend, teksa po vazhdojnë trajtimet për dobësim me pajisjet e Nea Body Center.

Atyre i janë publikuar pamjet duke bërë trajtime për të ndihmuar të djegin kalori, të tonifikojnë trupin dhe të përmirësojnë mirëqenien e përgjithshme.

Dhe gjatë këtyre ditëve, ata kanë qenë nën përkujdesjen e stafit të mrekullueshëm të Nea Body.

Foto: Screenshot/YouTube

Pas klipit, konkurrentët u shprehën shumë të lumtur që edhe brenda patën mundësi për këto trajtime.

“Ndjesi shumë e bukur”, tha aktorja Sara Kolami kur u pyet nga moderatorët Aluadin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Lexo po ashtu Pavarësisht izolimit dhe kushteve - Nea Body Center vazhdon të përkujdeset për trupin e banorëve të Big Brother

“Unë po e ndij veten më lehtë, shumë më mirë”, tha nga ana tjetër aktorja Gresa Gashi.

“Është një gjë që kam pasur nevojë. Kam thënë që në Big Brother do të heq peshë, kjo më ka dhënë motiv për me heq peshë”, u shpreh Burimi.

Foto: Screenshot/YouTube

Vullneti në fund kërkoi që t’i përshëndes dhe t’i falënderoj vajzat për kujdesin ndaj dhe përkushtimin ndaj tyre.

“A bën me i përshëndet dhe me i falënderu për asistencën Donjetën dhe Tokjonën e Nea Center”, theksoi gazetari. /Telegrafi/

Exit mobile version