Një video e publikuar në internet, shfaq një burrë nga Miami, Flodira, duke u përpjekur me veturën e tij ta nxjerrë nga rruga një motoçiklistë, duke tejkaluar shpejtësinë e lejuar në trafik.
Videoja e publikuar fillimisht në YouTube nga përdoruesi Roni G, tregon momentin kur një motoçiklist për pak sa nuk përplaset me një veturë të kuqe, e cila qëllimisht mundohet ta nxjerrë nga rruga, transmeton Telegrafi.
Nuk dihet nëse “Roni”, i cili ka publikuar videon dhe që thotë se është shoferi i motoçikletës, nëse e ka provokuar shoferin e veturës që e ndjekë nga pas.
Komentuesit e videos kanë shkruar, se ai më herët kishte ngarkuar një video në faqen e tij të titulluar “ballafaqimi me vetura”, të cilën më vonë e kishte fshirë. /Telegrafi/