Takimi vjetor i makinave sportive të quajtur Supercar Show, i mbajtur këtë të diel në Filadelfia, kishte të paktën tre “viktima” para se të fillonte.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse policia u përpoq të siguronte kalimin e sigurt të dhjetëra makinave të shtrenjta, një shofer i Ferrari vendosi që “të luante pak”.
Drejtuesi i një Ferrari 488 GTB me ngjyrë të zezë u përplas dhe kur ai u ndesh me një kolonë para tij, ai papritmas u kthye në korsinë qendrore dhe goditi një tjetër Ferrari 488 Pista, dhe pastaj pati një përplasje me një tjetër Ferrari, modeli i zi 458 Italia.
Siç thuhet më tej, gjithçka u filmua nga një McLaren 600LT, i cili ndoqi Ferrarin, por që arriti të ndalet në kohë.
Sipas informacionit të disponueshëm, të tre Ferrarit u dëmtuan rëndë dhe ka shumë të ngjarë të përfundojnë në “varreza”. /Telegrafi/