Një gjyshe 90-vjeçare mahniti përdoruesit e TikTok kur zbuloi moshën e saj, derisa shumë persona këmbëngulin se ajo duket më e re.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja kanadeze, emri i së cilës nuk u bë i ditur, u bë virale pasi vajza e saj Dalyce Barnett Radtke, ndau një video në TikTok të nënës së saj derisa ajo thotë se meritat për paraqitjen e saj rinore janë ‘gjenet e mira’ dhe të qenit aktive.
Përdoruesit e TikTok u mahnitën kur mësuan se nëna e saj nuk investon para në regjimet e shtrenjta të kujdesit të lëkurës dhe gjithçka që ajo përdor është ‘pastrues me ujë dhe sapun’.
Një ndjekës shkroi: ‘E pabesueshme!! Me të vërtetë është 90 vjeçe. Ajo është gruaja më e bukur në moshë të shtyer që kam parë ndonjëherë’.
Një tjetër shtoi: ‘Ajo është 90 vjeçe??? Nuk ka gjasa që ajo të jetë 90-vjeçare’.
Derisa një i tretë shtoi: ‘Dukesh më mirë se sa unë që jam në moshën 37-vjeçare’.
Gruaja 90-vjeçare ka shpjeguar në videon e mëposhtme se pse duket kaq në formë. /Telegrafi/
@fit_momof7 ##thisis90 #90 #ageisjustanumber #healthyaging #mymom #fitnesstip ♬ original sound – Dalyce Barnett Radtke