Një njërën nga skenat e episodit më të ri të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim dhe Kourtney pas një keqkuptimi verbal përfunduan në përleshje fizike.
Skena shfaq të dyja motrat duke ulëritur dhe duke përdorur forca fizike te njëra-tjetra, shkruan Mirror.
Shumë adhurues të “Keeping Up With The Kardashians” pohuan se kishin humbur respektin për Kim, pasi mbështesin Kourtney në komentet në Instagram.
“Kim humbi të gjithë respektin. Ajo ka kaq shumë agresion ndaj motrës së saj”, shkruante një ndjekëse.
“Ishte goxha e ashpër. Unë ndjehem sikur ka qenë një pakënaqësi e ngritur nga Kourtney dhe ndjenja e saj thjesht sikur nuk dëshiron të filmojë më.
Kim iu drejtua komentuesve përmes një videoje në ‘The Tonight Show‘ me Jimmy Fallon duke shpjeguar për atë se çfarë kishte ndodhur.
Edhe pse motrat e famshme thuhet që tani i kanë falut njëra- tjetrës gabimet, ndjekësit e tyre ende vazhdojnë që të komentojnë skenën. /Telegrafi/