Telegrafi

Ndjekësit e fantazmave filmojnë siluetën e pazakontë në bazën e braktisur ajrore (Video)

Steve Wesson dhe grupi tij që merren me ndjekjen e fantazmave, kanë qenë duke hulumtuar në një bazë të braktisur ajrore në Lincolnshire të Anglisë, kur e kanë filmuar një siluetë të pazakontë.

Burri 44-vjeçar, që është babai i një piloti që ka vdekur gjatë fluturimit si pjesë e ushtrimeve ushtarake, beson se hija që u shfaq në korridor është pikërisht fantazma e birit të tij, transmeton Telegrafi.

Siç shihet në videon e postuar më poshtë, derisa ata shikojnë nëpër hapësirat e zbrazëta, në murin përpara është një hije që duket sikur po ecën.

“Nuk dëgjuam hapa dhe në ndërtesë nuk ishte askush pos nesh. Duhet të ketë qenë një aktivitet paranormal”, ka thënë Wesson lidhur me rastin. /Telegrafi/