Këngëtarja dhe modelja e njohura, Morena Taraku, ka qenë një ndër personazhet më të përfolur në media javëve të fundit.
Lidhja e saj me miliarderin iranian bëri që modelja shqiptare të bëhet menjëherë temë e mediave.
Ajo është gjithashtu një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Taraku numëron mijëra ndjekës në llogarinë personale në Instagram, prej të cilëve çdo ditë merr komente të mira dhe pozitive.
Mirëpo, ka edhe nga ata ndjekës të cilët dinë të shajnë dhe ofendojnë, me ç’rast edhe modelja nga Peja nuk heziton t’u përgjigjet.
Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një bisedë të ulët me një prej ndjekësve të saj, i cili e ka ofenduar duke ia sharë asaj nënën e ndjerë.
E irrituar nga ajo çfarë ndjekësi i saj ka shkruar, edhe Morena ka vendosur të replikojë me të shara, gjersa gjithë bisedën pa hezitim vendosi ta ndajë me fansat në Instagram. /Telegrafi/